Travolta dhe Cruise në lidhje dashurie?


Tablodet amerikane spekulojnë se John Travolta dhe Tom Cruise janë në një lidhje të gjatë dashurie, përkundër martesave dhe lidhjeve që kanë pasur me femra.
Qe një kohë të gjatë ka pasur thashetheme se Travolta është homoseksual, ndërkohë që shpeshherë është vënë në pikëpyetje edhe seksualiteti i Cruise.
Madje thuhet se në qarqet hollivudiane qarkullojnë pohimet se dy aktorët e famshëm janë në lidhje të fshehtë qe 30 vite.
Asnjëri nga aktorët nuk i ka komentuar këto thashetheme, ndërkohë që dihet se ata të dy janë pjesë e kishës scientologjike.
John Travolta edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e skandaleve homoseksuale, ndërsa Robert Randolf në librin e tij kishte shkruar se aktori së bashku me një mik të tijin i kishin ofruar 200 dollarë për seks.
Sa i përket dyshimeve se Cruise është homoseksual, po ashtu flitet qe një kohë të gjatë, ndërsa mediat kanë shkruar për lidhjet e tij me këngëtarin Rob Thomas dhe me aktorin Jeremy Renner.