Një kompani britanike ka filluar prodhimin e kuletave, këpucëve dhe rripave nga lëkura e njeriut.
Në faqen e tyre, është përshkruar që të gjitha produktet janë punëdore dhe se ato janë punuar nga njerëz "kanë vite përvojë në përpunimin e lëkurës më të mirë në botë – lëkurës së njeriut", transmeton Telegrafi.
Për t'i bërë gjërat edhe më të tmerrshme, në këtë faqe është e përshkruar edhe se lëkura e përdorur njerëzore, është nga personat që e kanë lënë trashëgim lëkurën e tyre para vdekjes dhe së më e mira është ajo e “shpinës dhe barkut”.
Prodhuesit theksojnë se ka një listë pritjeje në porosinë e produkteve të tyre, si dhe bëjnë një numër të kufizuar të produkteve për shkak të "natyrës së ndjeshme të punës dhe llojeve të materialeve të përdorura".
Gjithashtu, theksojnë se lëkura që është përdorur nuk përmban substanca patogjene që mund të shkaktojnë infeksion. Këto produkte janë të shtrenjta dhe përafërsisht shiten nga 14000 deri në 27000 dollarë.
