Biskota me mjaltë



Biskota me mjaltë janë ideale për mëngjesin të shoqëruara me një gotë qumësht. Këto biskota mund ti përgatisim më parë dhe i ruajmë në një vazo qelqi. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur dhe shumë të shijshme.


Përbërësit për Biskotat me mjaltë:

- 300 gr miell

- 80 ml kos i bardhë

- 100 gr mjaltë

- 2 vezë

- 80 gr gjalpë i shkrirë

- maja pluhur për ëmbëlsira

Për lyerje:

- 1 të verdhë veze

Video Receta Biskota me mjaltë:

Pëgatitja e biskotave: 

Ne një enë, përziejmë miellin së bashku me majanë pluhur. Më pas shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë së bashku me dy vezët.

I përziejmë së bashku në brendësi të enës derisa të arrijmë një masë homogjene. Më pas brumin e mbështjellim me qeske kuzhine dhe e lëmë te pushojë për 30 minuta.

Pasi brumi ka pushuar, e ndajmë në dy pjesë dhe gjysmën e mbështjellim përsëri me qeske dhe me okllahi (pec) e hapim me petë  me trashësi rreth 5 milimetra.
Me ndihmën e formave e presim brumin dhe e vendosim në tav, ku kemi shtruar letër kuzhine.

Pasi kemi prerë të gjitha biskotat, dhe i kemi shtruar në tavë, rrahim një të verdhë veze dhe me ndihmën e një furçe kuzhine i lyejmë me kujdes në sipërfaqe.

Biskotat me mjaltë i pjekim në furrë të nxehur më parë në temperaturën 180 gradë për 20 minuta.

Biskotat janë gati për tu shërbyer, ideale të shoqëruara me një gotë qumësht.

Ju bëftë mirë!!!